Lajme

Në Hagë kundër Pjetër Shalës po dëshmon ish-ushtari i UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 01 May 2023

Sot po vazhdon seanca ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Pjetër Shala.

Kundër Shalës po dëshmon dëshmitari i 10-të, ish-ushtari i UÇK-së.

Zyra e Prokurorisë së Specializuar ka kërkuar 3 orë për ta marrë në pyetje dëshmitarin.

-Advertisement-

Sipas kryetares së trupit gjykues, dëshmia do të dëgjohet në tri seanca me nga 1 orë e 30 minuta kohë.

Pjetër Shala, u arrestuar më 16 mars 2021.

Ai po akuzohet për krime të kryera mes 17 majit 1999 dhe 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

Një pjesë e dëshmisë do të dëgjohet në seancën e mbyllur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera