Lajme

Në 15-vjetorin e vdekjes u përkujtua aktori i njohur, Faruk Begolli

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 23 August 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka përkujtuar aktorin e njohur në 15 vjetorin e vdekjes së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ministrisë, në këtë ngjarje morën pjesë këshilltari i ministrit të MKRS-së, Liburn Jupolli, sekretari i MKRS-së, Bislim Bislimi, drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Sheremeti, regjisorë të filmave dhe aktorë.

“Këshilltari i ministrit Çeku, Liburn Jupolli në fjalën e tij ka thënë se Faruk Begolli ishte një prej figurave qendrore të zhvillimit të profilit të aktrimit, teatrit dhe kinematografisë në Kosovë, duke theksuar se ai ishte personalitet që dha kontribut të jashtëzakonshëm në arsim për brezat e rinj.

-Advertisement-

Aktori Faruk Begolli ka studiuar në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd. Ai ishte bashkëthemelues i Degës së Aktrimit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës si dhe bashkëthemelues i Teatrit “Dodona” në Prishtinë. Jeta e tij artistike ishte mjaft e pasur me role, kishte luajtur në më shumë se 60 filma”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkaq, në oborrin e Ministrisë së Kulturës sot deri në orën 24:00 do të shfaqen filma në të cilët ka luajtur aktori Faruk Begolli./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera