Lajme

Ndihmë për Ukrainën edhe nga hapësira: Musk vë në dispozicion Starlink!

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 06 March 2022

Të gjithë në ndihmë të Ukrainës, është motoja e ditës në shumë vende perëndimore, teksa situata në vendin e sulmuar prej Rusisë nuk ka lënë indiferent as miliarderin Elon Musk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se ka pasur një bisedë me shefin ekzekutiv të SpaceX, i cili e siguroi se Ukraina do të marrë edhe më shumë shërbim internet nga satelitet e tij Starlink.” Fola me Elon Musk. I jam mirënjohës për mbështetjen ndaj Ukrainës me fjalë dhe vepra”, ka shkruar Zelensky në rrjetet sociale.

Musk tha pak ditë më parë se Starlink ishte i vetmi sistem komunikimi jorus që ende funksionin punon në disa pjesë të Ukrainës pas pushtimit. “javën që vjen do të kemi ne dispozicion një grup tjetër sistemesh Starlink për qytetet e shkatërruara.

-Advertisement-

Diskutova edhe për projekte të mundshme hapësinore”, pohoi Musk, i cili u shpreh gjithashtu se disa terminale pranë zonave të konfliktit ishin bllokuar për disa orë në të njëjtën kohë, por përditësimi më i fundit i softuerit të SpaceX arriti ta anashkalonte me sukses problemin.

Disa ditë më parë, kreu i SpaceX e kishte paralajmëruar se ekziston një rrezik i madh që Starlink të shënjestrohej në Ukrainë, e për këtë ishte i ndërgjegjshëm. Shërbimi i internetit në Ukrainë ka pasur probleme të mëdha që prej fillimit të agresionit rus./TCh

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera