Ndalohet një person i dyshuar për vdekjen e ukrainases në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 18 April 2024
Një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Ukraina, Olena Kozii.
Ai është ndaluar për 48 orë dhe ngarkohet për vepren penale “Mosevitim i rrezikut”.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari.
Jashari tha se i dyshuari e ka pranuar se ka qenë bashkë me viktimën gjatë ditës kritike.
“Po, është ndaluar një person i dyshuar. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Mosevitim i rrezikut”. Personi është ndaluar për 48 orë”, tha Jashari.
“Personi në fjalë e ka pranuar se gjatë gjithë ditës ka qenë bashkë me viktimën. Pra, ai dyshohet se e ka lënë në autostradë viktimën”, tha ai.
Kreu i organit të akuzës në Ferizaj theksoi se 23-vjeçarja e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
“Ende nuk kemi arritur që ta identifikojmë personin që e ka shkaktuar aksidentin. Kjo për shkak të mungesës së kamerave në autostradë. Kjo pjesë i takon nivelit tjetër të përgjegjësisë. Pra, viktima ishte goditur nga një makinë e cila ishte në lëvizje”, theksoi Shukri Jashari për Klankosova.tv
“Brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai.
Raportohet se deri tek rasti tragjik erdhi pasi tani e ndjera Olena Kozii, kishte zbritur në autostradë nga vetura e të dyshuarit pas një zënke që kishin mes vete
Të tjera
-
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Sot bëhen 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës...
-
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi ng...
-
Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi: Ai mund të burgoset nëse përsëritet shkelja e urdhrit
Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shk...
-
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën
Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën e Bosnjë-Hercegovinës rreth orës 05:38...
-
Tahiri: Raporti nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...
-
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksand...
-
Stoltenberg: Besimi i Ukrainës te aleatët e NATO-s është dëmtuar nga dështimet e dërgimit të armëve
Besimi i Ukrainës te aleatët e saj të NATO-s është “rënduar” për shkak të von...
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...