Narcos/ 9 gabimet trashanike të bëra nga Netflix, Juan Pablo: E vërteta e Eskobar është ndryshe
Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 17 October 2017
Është ndër figurat më të njohura në mbarë botën, megjithatë aq sa flitet për të aq edhe gabohet në faktet lidhur me Pablo Eskobar.
Narcos është një nga seritë më të suksesshme të Netflix. Por, djali i Pablo Eskobar sqaroi se ka shumë gjëra të pavërteta në seriali, të cilat nuk kanë ndodhur kurrë në realitet.
Edhe pse shumë e suksesshme, Narcos e humb shkëlqimin në 9 gabime trashanike sipas Juan Pablos.
Carlos Henao: Në serinë Netflix, Henao përshkruhet si një trafikant i drogës i lidhur direkt me Eskobar, por sipas djalit të Pablos, Henao ishte xhaxhai i nënës së tij dhe nuk u përfshi kurrë në trafikun e drogës.
“Një njeri i patëmetë nga fillimi në fund”, siç e definon Juan Pablo.
Shpëtimi nga katedralja: Në “Narcos” ju mund të shihni një konfrontim plot me veprime. Megjithatë, Juan Pablo tha se kishte vetëm një roje në burg, i cili u vra. Juan tha se babai i tij nuk kishte nevojë që ta shpëtonte kush.
Krijimi i “Los Pepes”: Në një seri thuhet se CIA ishte gati t’i besonte Fidel Castanos dhe grupit të tij, por i biri i Eskobar tha se Cataño Los Pepes është krijuar nga karteli Cali për të luftuar të atin dhe nuk ka bashkëpunuar kurrë me amerikanët e CIA-s.
Kërcënimet nga Calit: Në një episod, Eskobar kërcënon të gjithë qytetin e Cali, por kjo nuk ka ndodhur kurrë, sepse gruaja e Eskobarit dhe pjesa tjetër e familjes ishte nga ajo zonë, kështu që një sulm i tillë nuk kishte kuptim.
Sulmi ndaj vajzës së Gilberto Rodriguez: Sipas djalit të Eskobar, Narcos e asaj kohe kishin një marrëveshje që të mos prekej asnjë anëtar i familjes dhe se babai i tij, Pablo, i ka shërbyer dhe e ka respektuar këtë pakt.
Nëna e Pablo Eskobar: Netflix e tregon atë si një grua të butë dhe mbrojtëse, por sipas Juan Pablo ishte gjyshja e tij ajo që e tradhtoi të atin.
Ndihma nga Prokurori Kolumbiane: Juan Pablo thotë se në gjithë prokurorinë kishte anëtarë të infiltruar nga karteli de Cali, kështu që motra e tij dhe nëna e tij ishin pengje të saj. Ndërsa seria tregon prokurorinë si një institucion që përpiqet të ndihmojë familjen e Eskobarit.
Jeta pas katedrales: Juan Pablo thotë se në kundërshtim me atë që shohim në seritë e Netflix, Eskobar nuk ishte i rrethuar nga kriminelë, pasi shumë prej tyre ishin të vdekur ose ishin dorëzuar përballë Pablos.
Ekipi i preferuar i Eskobarit: Juan tregon se i ati ishte tifoz i Deportivo Independiente de Medellin, jo i Atletico Nacional, siç tregohet në seritë e Netfix /weita/
Të tjera
-
Arratisja e Enver Sekiraqës/ Dështim i drejtësisë, kërkohet përgjegjësi
I dyshuari kryesor për vrasjen e policit, Triumf Riza, Enver Sekiraqa, nuk ës...
-
Serbia dënon aksionin policor në veri të Kosovës
Zyrtarët në Serbi kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës ndaj objekteve t...
-
Kryeministri Kurti takoi shefin e UNDP-së në Kosovë, diskutuan për strategjitë kundër korrupsionit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një drekë pun...
-
Bajrami për Qeverinë: Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas m...
-
Babai i Triumf Rizës tregon se si mori vesh për vra sjen dhe çfarë i kishte thënë djali për Enver Sekiraqën
Në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin, Shefqet Riza tregoi se si kishte marrë...
-
Prishtinë: Arrestohen dy persona, dyshohet se hodhën bombë në drejtim të një veture
Dy persona janë arrestuar sot nga policia. Ata dyshohet se kishin hedhur n...
-
Arrestohen dy persona për shpërthimin e para një muaji në “Lagjen e profesorëve”
Një muaj më parë, në lagjen e njohur si “Lagjja e profesorëve”, ku kishte shp...
-
“Institucion i jashtëligjshëm i Serbisë” – Sveçla tregon arsyet pse u mbyll “Banka Postare e Kursimeve” në veri
Policia e Kosovës, këtë të hënë e ka filluar një aksion në veri të vendit ku ...
-
Mbyllen gjashtë seli të Bankës Postare Kursimore në veri
Gjashtë seli të Bankës Postare Kursimore janë mbyllur në veri të vendit gjatë...
-
Kurti publikisht ‘favorizon’ kompaninë që po kryen renovime në QKUK
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë përuruan sot renovimet n...
-
Vërshimet në Prishtinë- MPB del me një njoftim për qytetarët
Pas situatës me reshjet e shiut në kryeqytet dhe vërshimeve në disa zona, Min...
-
Deputeti Shala: LDK është për shkarkimin ose dorëheqjen e Qeverisë, nëse Kurti do zgjedhje le të dorëhiqet
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala thotë për FrontOnline thotë se për subjektin ...