Sport

“Napoli janë idiot nëse nuk kualifikohen në 1/8 e finalës së Ligës së Kampionëve”

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 28 November 2018

Aurelio De Laurentiis pajtohet me Carlo Ancelottin që Napoli do të “jenë idiotë” nëse nuk kualifikohen në 1/8’ën e finales së Ligës së Kampionëve

Napoli përballet me Crvena Zvezdën sonte dhe ju duhet një fitore për ta vënë në pozitë të mirë vetveten për kalim të grupeve, pasi që serbët befasuan duke e mposhtur me rezultat 2-0 Liverpoolin në ndeshjen e fundit.

“Ancelotti ka thënë se ne do të ishim idiotë nëse nuk kualifikohemi? Ai ka të drejtë”, tha De Laurentiis për gazetarët.

-Advertisement-

“Do të ishte mirë që ne të kalonin, jo vetëm për ne por edhe për futbollin italian. Tifozët? Nuk mendoj që ata do të jenë 50 000 në tribuna, por ne do të shohim nëse është moti i mirë pasi që kjo ndihmon”.

“Megjithatë, fitorja nuk është ajo çfarë do të merret parasysh sonte, por si do të luan skuadra. Është e rëndësishme që mos të jenë në presion”.

“Chievo? Kam shumë gjëra për të thënë për atë ndeshje, por nuk dua ta destabilizojë zhveshtoren”.

“Crvena Zvezda? Vetëm kretenët i nënvlerësojnë ata. Ata mposhtën Liverpoolin dhe nuk është koincidencë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera