Fun & Video

“Na ka hyrë dy herë ariu në shtëpi”, çifti kërkon ndihmë

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 30 March 2020

Pa shtëpi, pa të ardhura, pa ilaçe, të sëmurë dhe në izolim. Kjo është drama e bashkëshortëve Bica në fshatin Labinot Fushë të Elbasanit.

5 mijë lekë të reja nga përkrahja sociale, borxhet dhe ndihmat me ushqime që kanë marrë nga pushteti lokal janë të ardhurat e bashkëshortëve, të cilët janë në kufijtë e mbijetesës.

“Shumë e vështirë është”, thotë Hekurane Bica. “Në këtë situatë që është krijuar, ne jemi akoma më keq, me vetëm 50 mijë lek asistencë. Paguaj vetëm dritat dhe ujin”.

-Advertisement-

Sikur të mos mjaftonin kushtet e rënda shëndetësore dhe ekonomike, familjes Bica iu shkatërrua edhe banesa nga tërmetet e vitit të kaluar. Dhe tani kanë frikë edhe nga egërsirat e natës. “Këtu ka hyrë dy herë ariu, e kam parë vetë. Kam frikë se do të na hajë natën”, thotë gruaja për a2.

Shpresën, tani e kanë te kryeministri, të cilit i apelojnë për ndihmë. “Nëse nuk na mbron ai, që e kemi si baba, ne jemi të vdekur”, thotë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera