Lajme

Musliu e ashpër ndaj Kurtit: Ti nuk ke guxu me marrë automatin në luftë

Autori: Gazeta inFokus 01:31 | 03 March 2023

Debati në Kuvend po vazhdon, e Ganimete Musliu që u etiketua nga Kurti si deputete që po bën garë për zhurmë me Arben Gashin iu hakërrye ashpër.

“Ti je frikacak. Ti je shkatërrues.Ti nuk ke guxu me marrë automatin në Qirez. Ke thanë po shkoj në Prishtinë se i kam do punë.” – tha Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Po po, është e vërtetë,” – i tha ajo Kurtit, derisa u duk se ky e kundërshtoi. “Ka edhe dëshmitarë për këtë punë,” – vazhdoi Musliu.

-Advertisement-

“Unë jam krenare për çdo vendim që e kam marrë Albin. Ju jeni frikacaka.” – vazhdoi znj. Musliu në fjalën e saj.

Kurti i kishte përmendur Musliut emrin si votuese e marrëveshjes së 27 qershorit 2013.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera