Ekonomi

MPJ anulon tenderin për pastrim të veturave

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 26 February 2018

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të vazhdojnë të bëjnë rrugën për në punë me vetura të “pista”. E duket se edhe për shumë kohë këto vetura do të vazhdojnë tu mbeten të tilla.

Kjo ngase Ministria, ku ata punojnë nuk ka arritur që të gjejë një kompani të përshtatshme që do t’i pastronte ato.

Ministria e Punëve të Jashtme, në krye me Behxhet Pacollin ka anuluar tenderin që kishte shpallur për pastrim të veturave të MPJ-së. Madje ende pa i hapur ofertat e tenderëve, shkruan Infokusi.

-Advertisement-

Kjo pasi aktiviteti i prokurimit është ndërprerë “për shkak të ngjarjeve dhe/apo arsyeve objektive dhe të demonstrueshme të cilat janë jashtë kontrollit të autoritetit kontraktues dhe të cilat kanë qenë të paparashikueshme në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit.”

Kështu thuhet në njoftimin për anulim të kontratës që ka publikuar MPJ në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se data e vendimit mbi anulimin e procedurës është marrë me  21 shkurt të 2018-ës./INFOKUSI/.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy