Lajme

Mozzik u ofron ndihmë financiare familjarëve të së moshuarës në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 02 November 2022

Rep-artisti, Mozzik, ka reaguar pas videos së publikuar ku shihet një infermiere teksa rrahë në mënyrë brutale një të moshuar në Shtëpinë e Pleqëve në Pejë, shkruan Gazeta inFokus.

Mozzik përmes faqes së tij në Facebook, është shprehur i gatshëm të ofrojë ndihmë financiarë për familjen e të moshuarës.

Arsyeja e kësaj ndihme është që familja e viktimës të paguaj avokatin që të merret me çështjen në mënyrë ligjore.
“PSE E KQYRA KETE VIDEO ? Refuzoj të flas sot do e lë tërë ditën e javën të flas kjo video e tmerrshme!! E more Zot i madh kursena durimin e runa mendjën! PUBLIKISHT familjarëve të moshuarës le të më lajmrohën nëse kan nevojë për pagesa për një Avokat !

-Advertisement-

Nuk e di ..thjeshtë po i kursej fjalët !!! (ftyren e te moshuares e mbulova )Vajza qe po e rraf e paska emrin : AURONA PELAJ E ajo qe ka incizu spja di emrin ende…#Rastirende “, ka shkruar Mozzik në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera