Motorri merr flakë gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente
Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 12 February 2023
Pasagjerët në një fluturim nga Edinburgu në Nju Jork u frikësuan kur panë flakët që vinin nga krahu i avionit i cili më pas bëri një ulje emergjente disa minuta pas nisjes.
Siç raporton BBC, fluturimi i Delta Airlines DAL209 për në Nju Jork bëri një ulje emergjente në Prestwick pas problemeve me motorin.
Siç theksoi një reporter i BBC Scotland News, i cili ishte pasagjer në fluturim “avioni u ngrit dhe pati një zhurmë të madhe nga motori, e ngjashme me tingullin e dëgjuar gjatë ngritjes dhe uljes, por zhurma po vazhdonte se vazhdonte kur ne ishin në ajër”.
“Më pas kuptuam se ishim gati të zbarkonim. Kur avioni u ul, pamë makinat e zjarrfikësve që vraponin drejt nesh. Na thanë të linim të gjitha gjërat tona dhe të largoheshim sa më shpejt që të mundeshim. Më shumë mes pasagjerëve kishte konfuzion sesa panik”, tregoi gazetari.
Siç shpjegoi ai nuk e dinte sa serioz ishte ngjarja derisa ata hynë në terminal dhe dëgjuan njerëzit duke folur për atë që kishte ndodhur.
Në një deklaratë linja ajrore tha: Fluturimi Delta 209 nga Edinburgu në Nju Jork u devijua në mënyrë të sigurt në Aeroportin Prestwick të Glasgow pas një problemi mekanik me një nga dy motorët e avionit. I kërkojmë falje klientëve tanë për këtë shqetësim.”
View this post on Instagram
Të tjera
-
Krasniqi thotë se zgjedhjet janë të domosdoshme: PDK e ka të paalternativë integrimin evropian
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme jan...
-
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri ...
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...
-
Çfarë u diskutua sot në Strasburg në Ministerialin që do të duhej ta bënte Kosovën pjesë të KIE
Kosova sot humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do...
-
Deputeti gjerman e qorton Qeverinë e tij që s’e futi në agjendë Kosovën, paralajmëron diskutim në Vilnius
Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i gr...
-
Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas dështimit që kërkesa e Kosovës ...
-
Krasniqi: Kjo qeveri dështoi të finalizojë një punë pothuajse të kryer
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mos anëtarësimin e ...
-
Degradimi i Drinit të Bardhë, sekuestrohen një kamion dhe ekskavator
Pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësin...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranim të kadetëve
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për vitin akademik 2024/2025 për pranim ...
-
Aksidẹnt në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në qytetin e fshatin Raushiq të q...