Rozë

Morena Taraku shfaqet provokuese në fustanin e shkurtër

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 09 July 2019

Është një prej femrave më joshëse në shqiptari. 26 vjeçarja Morena Taraku, shquhet për linjat e saja trupore.

Kësaj here modelja ka vendosur që gati 1 milionë fansa sa ka në Instagram t’i lë pa mend.

Ajo ka rrëmbyer vëmendje të madhe me imazhin e publikuar së fundi ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të bardhë që i vë pah këmbët e saj të gjata.

-Advertisement-

Siç shihet në fotografi modelja e cila ka kohë që i’u është futur edhe muzikës, këtë imazh e ka shkrepur në mbrëmje. Ajo kësaj fotografie i ka bashkangjitur edhe një përshkrim të shkurtër të cilën e ka shkruar në gjuhën angleze.

“Rikthimi është gjithmonë më i fuqishëm sesa pushimi”, ka shkruar këngëtarja përderisa i ka vënë edhe hashtag-un #poseloposelo, që ka mundësi të jetë titulli i këngës së saj të re.

Kujtojmë se modelja ka kohë që gjende në Turqi. Projekti i saj i fundit mbanë titullin “Femnat” dhe është publikuar në fund të muajit maj e që deri më tash ka grumbulluar pothuajse 3 milionë shikime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera