Sport

Momenti kur Feronikelit i’u anulua goli i rregullt

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 24 November 2020

Drita dhe Feronikeli kanë luajtur baras 1-1, në sfidën e vlefshme për xhiron e 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin për ‘bardhekaltërit’ e realizoi Almir Ajzera në minutën e 75’, ndërsa për ‘industrialistët’ shënoi Mendurim Hoti në minutën e 44’.

Përballja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan u përcoll me polemika të shuma, pas disa rasteve diskutabile.

-Advertisement-

Në minutën e 74’, Feronikeli e shënoi golin e dytë më anë të Simonovskit, por gjyqtari kryesor i takimit, Burim Jahmurataj, e anuloi për pozitë jashtë lojë.

Megjithatë nga përseritjet e kamerave u pa qartë se goli i Niklit ishte i rregullt dhe se gjyqtari gaboi.

Menjëherë pas anulimit të golit të mysafirëve, Drita e barazoi rezultatin 1-1, e që e bëri nervoz shumë trajnerin e Feronikelit, Klodian Duru, i cili për shkak të protestave të shumta u përjashtua nga loja.

Më poshtë keni momentin diskutabil kur Feronikelit i’u anulohet goli i rregullt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera