Lajme

Molliqaj: Kurti llogariti në luftën e Ukrainës që të dalë si hero, gaboi dhe i shkaktoi dëme Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 00:48 | 03 March 2023

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar negociatat për planin evropian në emisionin DPT te Fidani në T7.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës ka llogaritur se sulmi i Rusisë ndaj Serbisë ka mundur të vendosë Kosovën në një pozitë më të favorshme karshi Serbisë në dialog. Por Molliqaj thotë se Plani Evropian tregoi se Kurti bëri gabim.

“Kurti llogariti në luftën e Ukrainës që të dalë si hero”, tha ai.

-Advertisement-

“Kjo i ka shkaktuar shumë dëme Kosovës dhe tani kemi dy tregime shumë interesante prej kryeministrit. Njëherë thotë se kjo marrëveshje është rezultat i negociatave të kaluara. Ky është një tregim. Pastaj e ki të dytin. Që i thurr elozhe vetes dhe merr merita. Pra janë dy, por duhet të jetë njëra ose tjetra”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera