Miratohet projekt-dokumenti për Projektligjin mbi pagat
Autori: Gazeta inFokus
14:56 | 09 March 2018
“Pagë e njejtë për punën e njëjtë”. Tash e tutje nuk do të ketë diskriminim në paga.
Të gjithë që punojnë në administratë publike në të njejtën punë, do të paguhen me të njejtën pagë.
Ky është edhe parimi me të cilin është përgaditur Projektiligji për pagat në Republikën e Kosovës.
Koncept dokumenti për pagat që realizohen nga buxheti i Republikës së Kosovës ka marr aprovimin e kabinetit qeveritar. Kështu thuhet në vendimet që ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt, të 35 me radhë.
“ Koncept dokumenti i miratuar do t’i hap rrugë hartimit dhe miratimit të Projektligjit për pagat në Republikën e Kosovës.Parimi bazë i ndjekur në përgatitjen e këtij dokumenti është: Paga e njëjtë për punën e njëjtë”, thuhet në një nga vendimet e Qeverisë.
Ndërkohë, edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vlerësuar se koncept-dokumenti i miratuar sot në qeveri, i hap rrugë kategorizimit të pagave edhe për profesionistët shëndetësor.
Ismaili ka thënë se nuk do të ketë reforma në sektorin shëndetësor pa rritjen e pagave të atyre që punojnë 24 orë në 7 ditë të javës. Shpreh gatishmërinë e tij që të punojë me të gjithë akterët për finalizimin e detajeve dhe arritjen e një zgjidhje.
“Nuk do të ketë reforma në sektorin shëndetësor pa rritjen e pagave të atyre që punojnë 24 orë në 7 ditë të javës, që të jenë në gatishmëri të qytetarëve tanë në nevojë. Miratimi i Koncept-Dokumentit që bëmë sot në Qeveri, i hap rrugë kategorizimit të pagave edhe për profesionistët shëndetësorë. Unë do të punoj ngushtë me të gjithë akterët me rëndësi, për finalizimin e detajeve që shumë shpejt të vijmë deri te një zgjidhje, e cila është e pranueshme edhe për vetë personelin”, ka shkruar Ismajli në Facebook.
Portali “Infokusi” provuar të kontaktojë edhe me Kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Financa, për të marrë qëndrimin e tij, lidhur me miratimin e projekt dokumentit për Projektligjin për pagat, por ai ka qenë i paqasshëm./Infokusi

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...

































