Lajme

Ministrja Haxhiu dhe homologu i saj nga Shqipëria sot mbajnë konferencë për media

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 11 October 2022

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu dhe ministri i Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë, Ulsi Manja, sot do të mbajnë sot konferencë për media.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencë për media të ministres së Drejtësisë së Republikës së Kosovës znj. Albulena Haxhiu dhe ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë z. Ulsi Manja. Konferenca mbahet të martën më datë 11.10.2022 në ora 10:00, në hollin e objektit të Ministrisë së Drejtësisë, ndërtesa e ish Rilindjes”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

MD nuk ka treguar arsyen e kësaj konference.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera