Ministrja Hajdari sqaron si ndodhi aksidenti, insiston se vajza iu përplas në veturë
Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 14 July 2022
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka folur edhe një herë për aksidentin e komunikacionit, ku kishte mbetur i lënduar një fëmijë. Ajo ka thënë se rasti është ende në shqyrtim nga organet komptetente.
Ministrja e ka sqaruar tërë rastin dhe ka thënë se ishte vajza e mitur ajo që ishte përplasur në derën e saj të veturës. Ajo ka thënë se aksidenti i ka shkaktuar shqetësim të madh.
“Atë ditë isha duke u kthyer në shtëpi në banesën time, dhe në parkim, gjersa isha duke u parkuar, ekziston një kamerë te marketi Meridian, e cila ka incizuar të gjithë situatën çka ka ndodhur. Unë u akuzova që po fsheh aksidentin, s’e kam ditur që duhet ta informoj opozitën, por policinë që ka ndodhur një aksident. Shkova pas vajzës që të shoh çka ka ndodhur, kemi komunikuar me nënën e saj, kemi thirrur policinë”, ka thënë ajo.
Ministrja është shprehur e sigurt se nuk ishte duke lëvizur mbi shpejtësinë e lejuar.
“Nuk ishte një shpejtësi e lartë përderisa isha në lagje. Nuk e kam tejkaluar shpejtësinë, jam shumë e sigurt. Nuk besoj që ka qenë 30km/, sepse ka qenë një ditë me shi. Po, unë jam konsultuar, se a është termi përplasje, kur vjen në vrapim, sepse fëmija nuk kaqenë përballë veturës, por është përplasur në derën e veturës. Fëmija s’e ka vërejtur makinën time në ardhje. Unë nuk kam shku te fëmija, fëmija ka ardhë në derë. Ka qenë një shqetësim shumë i madh për mua. E kam përjetuar tepër rëndë. Në atë moment nuk e di çfarë ka ndodh, unë kam menduar që ka ndodhur edhe diçka më keq. E kam lënë motrën me nevoja të veçanta në veturë dhe kam vrapuar pas fëmijës”, ka thënë ajo në Kanal10.
Të tjera
-
Shpëtohen dy pushueset nga Kosova në plazhin e Shëngjinit
Dy gra pushuese nga Kosova kanë rrezikuar mbytjen paraditen e së premtes në p...
-
Murati: Rritja ekonomike 5.62% demanton zërat që heqjen e vizave e lidhnin me skenare apokaliptike
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thën se liber...
-
Ish-profesori i Albin Kurtit largohet nga VV-ja, për ish-studentin e tij tash kryeministër dikur thoshte fjalë të mëdha
Ish-profesori i Kurtit largohet nga Vetëvendosja, kështu e përshkruante kur i...
-
Fajde, rrëmbịm e detyrim, një grua në mesin të arrestuarve për fajde në Pejë
Për një periudhë të gjatë kohore, disa persona në Pejë dhe Prishtinë ishin du...
-
Policia e Kosovës me aksion të ri kundër fajdes në Gjilan, publikon pamje të arrestimit të dy personave
Pas aksionit në Pejë dhe Prishtinë, të premten, Policia e Kosovës ka realizua...
-
NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite
Te kryeministri i Holandës, Mark Rutte, autoritetet në Kosovë shohin një part...
-
Katër të vd*ekur në Prishtinë, policia nis hetime
Policia ka njoftuar për katër persona që kanë vdekur të enjten në rajonin e P...
-
“Vizito Kosovën”: Osmani shpërndanë pamje të Liqenit të Badovcit, promovon vendin në sektorin e turizimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një video në profilin e sa...
-
Arrestohen një burrë dhe një grua në Gjakovë, u rrahën mes vete
Janë arrestuar dy të dyshuar, një grua dhe një burrë në Gjakovë, pasi të njëj...
-
Arrestohet kosovari në Aeroportin e Rinasit, tentoi të shkonte në Itali me ẩrmë në çantë
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar në aeroportin e Ri...
-
Mbi 19 mijë nxënës aplikojnë për test të maturës, 500 refuzohen nga kjo e drejtë
Nesër mbahet testi i maturës në Kosovë, ku 19 mijë e 200 nxënës kanë aplikuar...
-
Ndërron jetë një foshnje dymuajshe në Skenderaj
Një foshnje rreth dymuajshe ka vdekur në Skenderaj. Lajmin për vdekjen e t...