Ministria e Financave: Hamza ka bërë reforma të thella në tatime
Autori: Gazeta inFokus
14:49 | 08 April 2018
Ministria e Financave ka dal sot me një komunikatë për media me anë së cilës numëron disa nga vendimet e ministrit Bedri Hamza.
Sipas komunikatës Hamza përveç që ka sjellë në fuqi vendimet për lirim nga tatimi doganor dhe akciza për lëndën e parë, gjysmë produktet, linjat e prodhimit, gjithashtu nga java e ardhshme do të lirohen pajisjet e Teknologjisë Informative, për të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë edhe pjesët rezervë për pajisjet e prodhimit si dhe është duke e rishqyrtuar edhe legjislacionin e tatimit në të ardhura personale, të ardhura të korporatës, Ligjin e TVSH-së dhe Ligjin e Administratës dhe Procedurës Tatimore.
Përmes rishikimit të legjislacionit, Ministria e Financave do të ndihmojë zhvillimin e sektorit privat, në këtë rast sektorin e prodhimit që të ketë mundësi më të mëdha të zhvillimit të prodhimtarisë dhe ofrimit të shërbimeve jo vetëm brenda vendit tonë por edhe jashtë.
Vlen të theksohet se rezultat shumë pozitiv është arritur përmes vendimeve për lirim nga tatimi doganorë, dhe akcizës.
“Tani do të vazhdojmë me reformën ligjore më të madhe në vendin tonë me Ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar, ku përveç lirimit të lëndës së parë e cila prodhohet në vendin tone, nga tatimi i vlerës së shtuar do të bartet mbledhja e Tatimit të Vlerës së Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, kjo reformë do të jetë një ndihmë shumë e madhe për biznesin për arsye se në të ardhmen bizneset nuk do të kenë të obligueshme të paguajnë paraprakisht Tatimin e Vlerës së Shtuar në kufi me rastin e importimit pa e shitur mallin, por do ta paguajnë në brendësi të vendit pas periudhës së rregullt ligjore”, thuhet në komunikatën për media.
Kjo reformë siq thuhet në komunikatë mundëson që bizneset të kenë likuiditet më të madh, biznesi do të ketë mundësinë që të investojë më shumë në zgjerimin e biznesit dhe do të kursehet nga kreditë dhe interesat e ndryshme bankare që kanë qenë të obliguar ti marrin për të paguar Tatimin e Vlerës së Shtuar në kufi.
Kosova prinë për këtë reformë të madhe dhe guximshme në rajon, por Ministri i Financave është i përkushtuar për të bërë reforma që e ndihmojnë sektorin privat dhe që e luftojnë burokracinë dhe informalitetin me të vetmin qëllim që Kosova të jetë atraktive për investitorët e vendit dhe të huaj.
Më këtë rast ministri i Financave fton të gjithë komunitetin e biznesit dhe gjithë bizneset individuale që siç na kanë ndihmuar deri më tani të vazhdojnë të na ndihmojnë me kërkesa dhe këshilla në mënyrë që ne ti ndihmojmë ata në kalimin e sfidave me të cilat përballet biznesi gjatë punës së përditshme në të bërit biznes.

T� tjera
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...


































