Lajme

Ministri serb i mbrojtjes mohon se u kanë shitur armë Ukrainës, por faktet tregojnë ndryshe

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 08 March 2023

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Milos Vucevic, që me deklaratën e tij në kuvendin serb kishte lënë hapësirë të konsiderueshme për dyshime tek Rusia që edhe e theksoi kur i kërkoi llogari javën e kaluar, sot ka dalë më me hollësi në mohimin e tij.

Zëdhënësja e ministrisë së punëve të jashtme Marija Zaharova, javën e kaluar kishte theksuar debatin në kuvendin e Serbisë, ku ministri serb Vucevic ishte treguar më i shkujdesur rreth çështjes së shfrytëzuesit të fundit të armatimit të shitur nga Serbia, që pretenduar se kishte përfunduar tek forcat ukrainase. Ky raport kishte dalë në median ruse të afërt me pushtetin Mash, që pretendonte se municion për sisteme raketore të prodhuar në fabrikën serbe ‘Krusik’ i ishte dërguar Ukrainës përmes kompanive në Turqi e tutje në Sllovaki dhe në fund në Ukrainë.

Vucevic kishte hedhur poshtë në përgjigjen e tij që shfrytëzuesin e fundit qenka brengë e Serbisë në atë deklaratë në kuvend.

-Advertisement-

“Nëse kompanitë private në tregje të treta dhe i shesin kompanive në ndonjë shtet tjetër, kjo nuk është pyetje për Serbinë, kjo është tregti ndërkombëtare. Kjo për ne mund të jetë interesante sa i përket aspektit të informacionit, e jo në obligim ligjore apo rregullatorë” ishte përgjigjur Vucevic në kuvendin e Serbisë, në  pyetjen e deputetit të opozitës për këtë rast.

Megjithatë disa dokumente të publikuara në Tëitter tregojnë ndryshe.

Aty shihet sasia e armëve që I janë dërguar Ukrainës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera