Lajme

Ministri i Jashtëm i Polonisë sot takon liderët kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 06:38 | 15 July 2022

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau, dje ka arritur për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai është dje pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministri Rau sot do të pritet edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryekuvendari, Glauk Konjufca si dhe nga ministrja Gërvalla dhe me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

-Advertisement-

Në këtë vizitë zyrtare ai do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë.

Polonia është në grupin e shteteve të para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës, më 26 shkurt 2008, por ende nuk ka hapur ambasadë në Prishtinë, raporton RTKlive.

Ndryshe muajin e kaluar është mbajtur ceremonia e inaugurimit të fluturimit të parë të një linje ajërore Varshavë-Prishtinë-Varshavë, e cila do të jetë në shërbim të përafrimit dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.

Po ashtu Polonia në Kosovë ka prezencë ushtarake në kuadër të NATO-së. Tani Polonia ka në Kosovë 247 ushtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera