Lajme

Miliona fëmijë u bën refugjatë prej kur Rusia e sulmoi Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 20 March 2022

Të paktën 1,5 milionë fëmijë janë bërë refugjatë prej kur Rusia e ka filluar sulmin ndaj Ukrainës, ka thënë të dielën, zëdhënësi i UNICEF-it, Joe English.

“3,3 milionë të mitur të tjerë aktualisht janë të zhvendosur brenda vendit”, ka thënë English në një intervistë për CNN,  transmeton Klankosova.tv.

“Secili prej tyre është një fëmijë, jeta e të cilit është copëtuar, bota e të cilit është kthyer përmbys”.

-Advertisement-

Të paktën 150 fëmijë janë vrarë dhe 160 janë plagosur prej kur filloi lufta në fund të shkurtit, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), shkruan CNN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera