Milan humbet sërish dhe thellon krizën, Giampaolo drejt largimit

Autori: Gazeta inFokus
07:23 | 27 September 2019
Pas humbjes në derbi, pritej që Milani i Giampaolos të bënte kthesën në transfertën ndaj Torinos dhe sinjalet ishin mjaft të mira në fund të 45 minutave të para, por pjesa e dytë nxori në pah limitet e kuqezinjve, që dolën të humbur me rezultatin 2-1 nga kjo sfidë.
Përveç Leaos, Giampaolo kishte hedhur nga minuta e parë edhe dy futbollistë të tjerë të afruar këtë verë, si Theo Hernandez dhe Bennacer, ndërsa Milani mori menjëherë kontrollin e lojës dhe filloi të shohë nga kuadrati i Sirigut.
Sfida do të zhbllokohej në minutën e 18’, kur portugezi Leao u ndal me faull në zonë nga De Silvestri, ndërsa arbitri akordoi një 11-metërsh, të cilin e mori përsipër polaku Piatek dhe e çoi në rrjetë, duke mposhtur Sirigun.
Milani vazhdoi të mbajë kontrollin e lojës, duke limituar maksimalisht sulmet e vendasve dhe duke i shkuar pranë golit të dytë, por herë për gabime të Piatek e herë për meritë të Sirigut, pjesa e parë përfundoi vetëm në shifrat 0-1.
Tatëpjeta për Milanin nisi në minutën e 57’, kur në fushë u fut Cristian Ansaldi, i cili filloi të zbresë shpesh nga krahu i majtë dhe të sjellë krosime kërcënuese në zonë, ndërsa shifrat u barazuan vetëm në minitën e 72-të, kur Andrea Belotti gjuajti nga distanca dhe “theu” duart e Donnarummës, duke dërguar topin në rrjetë.
Protesta të shumta të kuqezinjve, që pretenduan një faull në nisje të aksionit, ndërsa “Silent Check”-u i VAR-it la në fuqi golin dhe arbitri Guida ndëshkoi me karton të kuq Pepe Reinën, për protesta të shumta nga pankina.
Vetëm 4 minuta më vonë, Torino shfrytëzoi entuziazmin e golit të parë dhe “black out”-in e Milanit, për të shënuar edhe golin e avantazhit, sërish me kapitenin Belotti, që tentoi dy herë, për të dërguar topin në rrjetë me një roveshiatë me portën e boshatisur.
Kuqezinjtë nuk i mbajnë nervat, ndërsa Giampaolo luan edhe kartën Rebiç dhe Milani hidhet në sulm për të gjetur golin e barazimit, të cilit i shkoi shumë pranë në minutën e dytë shtesë, kur Kessie u shfaq i vetëm me portierin dhe vetëm dy metra larg portës, e dërgoi topin në parkingun e stadiumit.
Tentativën e fundit e bëri Piatek në sekondat e fundit, por goditja e tij nga fare pranë portës ishte e pasaktë, me topin që u përplas në trupin e Sirigut, duke u sfumuar kështu edhe mundësia e fundit e kuqezinjve për të shmangur disfatën.
Torino rikthehet kështu te suksesi, pas dy humbjeve radhazi dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Milani mbetet në kuotën e 6 pikëve, me 3 humbje e dy fitore në 5 javët e para të kampionatit.
Lëkundet kështu ndjeshëm pankina e Marco Giampaolos, pasi Milani do të presë të dielën në mbrëmje Fiorentinën, një skuadër që po luan mirë dhe ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm, ndaj çdo rezultat tjetër përveç fitores ndaj vjollcëve, do të përkthehej në shkarkim për teknikun kuqezi.

Të tjera
-
Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se G...
-
“Ti je këtu si deputet, jo me na mbajt ligjërata” – Dakaj i reagon ashpër deputetit Kraki
Në emisionin Debat Plus është diskutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për af...
-
LDK për vendimin e Kushtetueses: Grupi më i madh nuk mund ta bllokojë Kuvendin, votimi duhet të jetë i hapur
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese...
-
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drej...
-
Zja*rri në një ndërtesë në Prishtinë, policia jep detaje
Policia e Kosovës është deklaruar mbi shpërthimin e një zjarri në Emshir të P...
-
Aksident në Vitomiricë të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy vetu...
-
“Bllokuesi nuk kalon”, Haziri reagon pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shkruar pas...
-
Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentu...
-
Dy të lënduar nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit. L...
-
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mi...
-
Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Aktgjykimi të zbatohet menjëherë – t’i japim epilog konstituimit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me vendimin e sotëm, Gjykata K...
-
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë
Ministri në detyrë i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, e ka komentuar ve...