Lajme

Miftaraj për Qeverinë Kurti: Koha për reflektim, e asesi përpjekje patetike për mashtrim të publikut

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 03 May 2022

Krytari i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka kritikuar qeverinë sa i përket nivelit të demokracisë dhe lirisë së mediave në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Miftarah ka thënë se pa marrë parasysh se çfarë thotë pushteti, demokracia dhe liria e shtypit janë më keq sesa që kanë qenë më herët.

“ Pa marr parasysh se çka thote pushteti sot, në një vit qeverisje dy shtyllat e shtetit si demokracia dhe liria e shtypit janë më keq se sa kanë më herët!

-Advertisement-

Koha për reflektim, e asesi përpjekje patetike për mashtrim të publikut”, ka shkruar Miftaraj.

Ndryshe, Reporterët pa Kufij në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2022 kanë renditur Kosovën në vendin e 61-të,  17 vende më lartë krahasuar me vitin 2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera