Lajme

Meta takon Haradinajn: Shqipëria dhe Kosova meritojnë të kenë vendin e tyre në BE

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 23 July 2022

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Në postimin e tij në Facebook, Meta shkruan se gjatë bisedës me Haradinajn ndanë mendimin se Shqipëria dhe Kosova e meritojnë integrimin në familjen e madhe Evropiane.

“Me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj takimet janë përherë vëllazërore.

-Advertisement-

Zhvilluam një bisedë të hapur në Prishtinë për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, në dobi të qytetarëve tanë.Ndamë të njëjtin vlerësim se Shqipëria dhe Kosova meritojnë të kenë vendin e tyre në familjen e kombeve europiane dhe se përparimi ynë drejt BE duhet të jetë një mision parësor dhe i palëkundur”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera