Lajme

Meta për ish-presidentin Nishani: Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 28 May 2022

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngushëlluar familjen e ish-presidentit, Bujar Nishani, pas vdekjes se tij, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook“, Meta ka thënë se Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vision.

Gjithashtu, ai ka shkruar se krontributi i ish-presidentin për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.

-Advertisement-

“Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.

Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt

I paharruar kujtimi i President Nishanit.

Të prehet në paqen e merituar!“, ka shkruar presidenti Meta./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera