Sport

Messi mund të vendos një rekord të ri sot në La Liga

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 24 November 2018

Leo Messi kurrë nuk rresht së bëri histori në futboll. Që prej disa vitesh më parë, nuk ka asnjë sezon, në të cilin “Pleshti” nuk vendos një rekord të ri, nuk e shkruan emrin e tij në një tjetër faqe të ndritur të La Liga-s. Sonte, ylli argjentinas ka një mundësi tjetër për ta bërë këtë.
Nëse Barcelona merr fitore ndaj Atletico Madrid, sonte në “Wanda Metropolitano”, Messi do të arrijë Raul, si lojtarin që iu është imponuar më tepër “colchoneros” në histori. Tani për tani, “7” mitike e Real Madridit e kryeson atë renditje, me 17 fitore kundër “rojiblancos” në 27 ndeshje.

Duhet kujtuar se ish-kapiteni i Real Madridit dhe golashënuesi më i mirë në historinë e të bardhëve, deri në ardhjen e Cristiano Ronaldos, ishte një “bishë e zezë” për Atletico Madrid.
Leo Messi nuk mbetet prapa. Në fakt, ai e tejkalon Raul në drejtime të tjera. Atletico Madrid është skuadra e dytë, ndaj së cilës “Rosario” ka shënuar më shumë gola në karrierën e tij. Vetëm Sevilla ka pësuar më shumë gola nga “10” e Barcelonës.

Messi ka luajtur 36 ndeshje kundër Atlético Madrid dhe ka shënuar 28 gola, çka e bën të qartë rrezikun, që ylli argjentinasi përfaqëson për Diego Simeone.

-Advertisement-

Herën e fundit, sezonin e kaluar, dy skuadrat u përballën në javën e 27-të të La Liga-s. Ndeshja u zgjidh me një fitore të ngushtë për katalanasit, falë një goli të “La Pulga”.

Është diçka shumë e rrallë, kur Messi “ka mbetur thatë” në një ndeshje ndaj Atlético Madrid. Thatësira më e keqe e karrierës së tij kundër “colchoneros“ ndodhi në mes të majit 2013 dhe majit 2014, kur sulmuesi i Barcelonës pa shtatë përplasje pa gol kundër madrilenëve.

Sa iu përket festimeve më të mëdha të golit të Leos kundër Atletico Madridit, duhet të kujtojmë se ai ka realizuar tri “hat-tricks” gjatë gjithë karrierës së tij. I pari ishte në sezonin 2008-2009, pastaj në 2010-2011 dhe një tjetër në 2011-2012.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera