Sport

Messi: “Kur nisa të luaja futboll nuk mendoja të thyeja rekorde”

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 23 December 2020

Lionel Messi mbrëmë ka thyer rekordin e radhës, shkruan Gazeta inFokus.

Argjentinasi shënoj mbrëmë në fitoren e Barcelonës ndaj Valladolidit, duke thyer kështu rekordin e Peles për më së shumti gola me vetëm një ekip.

Pele kishte arritur të shënonte 643 gola me Santosin, kurse Messi ka shënuar golin e tij të 644-të mbrëmë.

-Advertisement-

Pas ndeshjes Messi bëri një postim në llogarinë e tij zyrtare në instagram, ku tha se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të thyente rekorde.

“Kur nisa të luaja futboll nuk mendoja të thyeja rekorde. Dhe për më tepër, nuk më ka shkuar kurrë në mendje të matem me një si Pele”, shkruan ndër të tjera Messi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera