Sport

Messi barazon Pelen me numrin e golave

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 19 December 2020

Lionel Messi dhe rekordet tashmë duken diccka krejt normale, shkruan Gazeta inFokus.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka arritur të barazoj legjenden braziliane, Pelen, me më së shumti gola të shënuara për një skuadër.

Argjentinasi me Barcelonën dhe braziliani me Santosin tashmë janë të barabartë për nga numri i golavë.

-Advertisement-

Të dy kanë arritur të shënojnë 643 gola me vetëm një fanellë.

Messi arriti të barazoj Pelen sot në ndeshjen që blaugranët po zhvillojnë ndaj Valencias në ‘Camp Nou’ në kuadër të ligës spanjolle.

Më poshtë gjeni edhe golin e 643 të Lionel Messit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera