Kupa e Botës 2022

Messi barazon Maradonan me gola dhe paraqitje në Kupën e Botës, tani i mbetet edhe një rekord

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 26 November 2022

Lionel Messi ka barazuar dy rekorde të vendosura nga legjendari Diego Maradona pasi doli në fushë për Argjentinën kundër Meksikës në përballjen e tyre të dytë në Grupin C të Kupës së Botës, ku fituan argjentinasit me rezultat 2-0.

Messi bëri ndeshjen e tij të 21-të në Kupën e Botës për Argjentinën teksa udhëhoqi Albiceleste në ndeshjen kundër Meksikës për të barazuar rekordin e Maradonës.

Pika historike vjen një ditë pas përvjetorit të vdekjes së Maradonës, kur një herë fituesi i Kupës së Botës ndërroi jetë dy vjet më parë, më 25 nëntor 2022.

-Advertisement-

35-vjeçari kaloi gjithashtu ish- bashkëlojtarin e Barcelonës dhe Argjentinës, Javier Mascherano, i cili më parë ishte i dyti me 20 paraqitje në skenën më të madhe të futbollit ndërkombëtar.

‘Pleshti’ po ashtu me golin e sotëm ka barazuar Maradonën edhe me numrin e golave në Kupat e Botës, pasi të dy kanë nga tetë gola.

Messi do të shpresojë të përsërisë rekordin e fundit të Maradonës duke fituar Kupën e Botës me Argjentinën në atë që ai ka pranuar se mund të jetë paraqitja e tij e fundit në këtë garë.

Lionel Messi postoi një homazh për Diego Maradona dy vjet pas vdekjes së tij, pavarësisht se u kritikua publikisht nga djali i ikonës së ndjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera