Sport

Mësohet arsyeja e largimi të Sokolit nga Llapi

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 19 September 2018

Trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli dhe skuadra e Llapit duket se përfundimisht po ndajnë rrugët.

Tashmë duket se gjithçka është zyrtare dhe largimi është pothuajse 90% punë e kryer, shkruan Korneri.net.

Burime tona të afërta me klubin llapijan mësojnë se shkaku i largimit të Sokolit, nuk lidhen me rezultatet e klubit pasi skuadra po gëzon formë të mirë, madje as për ndonjë mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit, siç kishte ndodhur në ditët e para të ‘Profës’, te kjo skuadër kur ishte njoftuar se palët do të ndahen ende pa filluar edicioni.

-Advertisement-

Por, sipas informacioneve të fundit janë futbollistët ata të cilët i kanë kërkuar kryesisë një largim të Sokolit. Madje sot gjatë ditës ushtrimet filluan me Sokolin, teksa zgjatën vetëm disa minuta, pastaj futbollistët kërkuan takim me kryesinë për të diskutuar për paknaqësit e tyre ndaj trajnerit Sokoli.

Ky takim zgjati për disa orë ndërkohë Sokoli morri vendim të largohet nga skuadra.

Trajneri i sukesshëm kosovar nga fillimi i edicioni si në fitore apo humbje të skuadrës ka qenë kritik ndaj lojës dhe futbollistëve të Llapit, kjo si duket i ka penguar futbollistët të cilët sot shpërthyen me paknaqësi kundrejt Sokolit.

Në orët e ardhshme priten zhville të reja te kjo skuadër sa i përket detyrës së trajnerit te Llapi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera