Sport

Mesfushori i Prishtinës ‘kërcënon’ Llapin para përballjes në ‘Zahir Pajaziti’

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 24 November 2020

Prishtina është mysafire e Llapit, në duelin e vlefshëm për javën e 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi zhvillohet të mërkurën nga ora 13:00, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Para kësaj ndeshje ka folur mesfushori i Prishtinës, Sabien Lilaj, i cili ka thënë se sikur me çdo kundërshtar tjetër edhe ndaj Llapit presin fitore.

-Advertisement-

“Ka qenë një muaj i vështirë për mua, sepse pjesa e rikuperimit ishte pak e vështirë në Kosovë dhe më duhej të udhëtoja disa herë për terapi në Shqipëri. Por, tani u riktheva për çka jam i lumtur dhe sidomos me shënimin e golit, çoftë edhe nga penalltia, nuk ka rëndësi. Pavarësisht se forma nuk më ka ardhur ende aty ku dua unë, por e rëndësishme ishte fitorja e ekipit kundrejt Trepçës ’89. Njëjtë, jo vetëm në ndeshjen me Llapin, por kundër çdo kundërshtari presim të marrim maksimumin, të marrim tre pikët dhe shpresoj të kemi paraqitje dinjitoze sikurse në ndeshjen e fundit. E kemi theksuar se çdo ndeshje vlen tre pikë dhe për çdo ndeshje e radhës, sikurse edhe me Llapin, ai mbetët objektivi ynë”, ka thënë Sabien Lilaj për faqen zyrtare të klubit.

Kujtojmë se dueli i parë i këtij sezoni i luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera