Lajme

Memli Krasniqi: Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 03 September 2022

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka kërkuar Kryeministrit Albin Kurti, që t’i ekzekutojë pagat për grevistët.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi i ka thënë Kurtit që t’i lë “pallavrat”, kjo psi Kurti sot prezantoi pakon për përballjen me inflacion.

“Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat!”, ka shkruar Kraniqi.

-Advertisement-

Sot Kurti bëri të ditur se do të subvencionohen të gjithë ata që kursejnë energji elektrike.

“Do të subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energji elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak, ne do të subvencionojnë dyfish faturën”, tha ai.

Gjithashtu tha se do të procedohet për miratin projektligjin për punë publike, përcjell Klankosova.tv.

“Do të procedojmë në qeveri e pastaj në kuvend për miratin projektligjin për punë publike, e cila parasheh kompenzimin për inflacion për materialet ndërtimore dhe punës përcjellëse për kontratat ekzistuese të punës, kjo me qëllim të përshpejtimit të dinamikës së impementimit të projekteve kapitale”, tha Kurti.

Ai tregoi edhe mbështetjen që do t’u jepet pensionistëve dhe familjeve në asistencë sociale.

“Për pensionitët do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 eurove, kurse familjet në asistencë sociale do t’i mbështesim duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj”, tha kryeministri.

Kurti tregoi se kjo pako do të mbështesë edhe zyrtarët publik, punëtorët e ndërmarrjeve publike, bizneset që rrisin pagat për punëtorët si dhe studentët.

“Për zyrtarët publik do të ndajmë shtesën prej 50 eurove duke filluar nga muaji shtator, kurse për punëtorët në ndërmarrje publike do të ndajmë shumën prej 100 eurove. Sa i përketë sektorit privat, do të mbështesim secilin biznes që i rrit pagat e punëtoreve, duke subvencionuar 50 përqind të rritjes së pagës për punëtor, maksimuni 100 euro për tre muajt e parë. Për studentët do të ndajmë shumë prej 100 eurosh në muajin nëntor, kur viti i ri akademik është duke u zhvilluar”, u shpreh tutje Kurti.

Tutje, ai shtoi se përmes pakos për përballjen me infacion do të ndahen rreth 150 milionë euro.

“Në muajt në vijim do të ndajmë rreth 150 milionë euro për pakon për përballjen me inflacion, ku përmes masës së subvencionimit të atyre që kursejnë energji, do të përfitojnë të gjitha familjet, rreth 300 mijë, kurse nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera