Memli Krasniqi: Albin Kurti i mbylli shkollat për nxënës, por i hapi për zgjedhje të VV-së
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 25 September 2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sot se kryeministri Albin Kurti i ka mbyllur shkollat për nxënës, por i hapi për zgjedhje të Vetëvendosjes.
Lideri i opozitës tha se për Albin Kurtin, karriget e pushtetit janë më të rëndësishme se karriget e nxënësve që sipas tij, po vazhdojnë të mbesin të mbyllur nëpër shtëpi, për shkak të arrogancës së Kurtit.
“E kam thënë edhe në Kuvend që Kryeministri lufton me armiq imagjinarë e jo me probleme të qytetarëve. Në krizën më të madhe të arsimit që nga vitet e 90-ta, Kryeministri ushqen fantazitë e tij, larg brengave dhe problemeve që po rriten çdo ditë në Kosovë. Tamam si një Don Kishot që lufton me mullinj të erës.”, tha Krasniqi.
Kreu i PDK-së i është përgjigjur edhe etiketimeve të sotme të kryeministrit Albin Kurti për sindikalistët.
“Tash, e paska quajtur SBASHK-un sindikatë të PAN-it. Cilit PAN?! Nuk ka PAN. Ka grevë! SBASHK-u nuk po tregohet partner fleksibil, por gatishmëria që fëmijët të vuajnë, vetëm e vetëm që Albin Kurti të quhet i “pathyeshëm” nga militantët e tij, është mentalitet diktatorial”, tha Krasniqi.
Ai tha se qytetarët nuk kanë votuar që të kenë një Kryeministër i cili e lë popullin pa arsim e fëmijët pa shkollim.
“Jam i bindur se qytetarët nuk kanë votuar që sot të përballen me këtë mentalitet dhe tendencë të Kryeministrit për t’i nënshtruar të gjithë. Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për zgjidhje konkrete të problemeve, jo për fjalë të thata e inate. Ka nevojë për lidership që e ruan dinjitetin e secilit qytetar e jo për lider që krijon ndasi edhe më të mëdha në shoqëri. Lëviz nga vendi, Kryeministër! Ofro zgjidhje! Ktheji fëmijët në shkolla!”, tha Krasniqi.
Të tjera
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Mehmet Bylykbashi
Ka vdekur ditën e shtunë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet...
-
Nëna dhe babai i Thaçit marrin sërish rrugën e largët nga Kosova në Holandë për t’u çmallur me djalin e tyre
Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish...
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...