Lajme

Mehaj për rënien e 26 vjetorit të Zahir Pajazitit: Armiku i vrau tinëzisht sepse nuk pati guxim t’u dalë përballë këtyre trimave

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 31 January 2023

Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj, ka përkujtuar rënien heroike të ish-komandantit Zahit Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, shkruan Gazeta inFokus.

Mehaj së bashkë me disa pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës kanë nderuar heronjtë duke bërë homazhe para përmendores së Zahir Pajazitit.

“Sot 26 vite më parë, ranë për të mos vdekur kurrë Komandanti Zahir Pajaziti me bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Armiku i vrau tinëzisht sepse nuk pati guxim t’u dalë përballë këtyre trimave. Tre ranë, por mijëra u ngritën nën emblemën e lavdishme të UÇK-së, duke vazhduar luftën dhe amanetin e tyre deri në Lirinë e Kombit dhe Atdheut. Ne, Ushtria jonë vazhdojmë amanetin e tyre duke u zhvilluar e forcuar çdo ditë e më shumë. Këtë ia kemi borxh gjakut të Gjeneral Zahir Pajazitit me shokë. Ia kemi borxh gjithë të rënëve për Liri dhe Pavarësi. Të lavdishëm gjithmonë!”, ka shkruar Mehaj në Facebook./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera