Lajme

Mehaj për bashkimin e Forcave të Shqipërisë në misionin e NATO-s: Emocionale prania e vëllezërve e motrave në shërbim të sigurisë sonë

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 23 August 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pasi ka mbërritur kontingjenti i ri i Forcave Tokësore të Shqipërisë, të cilët iu bashkuan forcave të NATO-s në misionin e KFOR-it në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mehaj ka thënë se është emocionale prania e vëllezërve e motrave tona në shërbim të sigurisë së Kosovës.

“Kontigjenti i ri i komandove të Forcave Tokësore të Shqipërisë i bashkohet trupave të forcave të NATO-s në misionin e KFOR-it në vendin tonë.
Sa e natyrshme aq edhe emocionale prania e vëllezërve e motrave tona në shërbim të sigurisë sonë.

-Advertisement-

Ju faleminderit e mirënjohës gjithmonë për shërbimin tuaj të shenjtë e fisnik!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera