Lajme

Mehaj në përvjetorin e katërt të Ushtrisë së Kosovës: U ndërtua mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 14 December 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se përvjetori i katërt i Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës e gjen atë me suksese të mëdha, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ushtria e Kosovës është një ushtri me ushtarakë me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të Atdheut dhe qytetarëve tanë.

“Përvjetori i katërt i Forcës sonë me mandatin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës na gjenë me suksese të mëdha. Përkundër sfidave të ndryshme, rrugëtimi ynë me vizion të qartë është i pandalshëm drejtë synimit tonë. Ushtri me ushtarakë me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të Atdheut dhe qytetarëve tanë. Ushtri e ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve , dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza. Urime qytetarë të dashur! Urime ushtarakë, ju gardianë të Lirisë e Republikës sonë!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera