Lajme

Mehaj i fton të rinjtë e të rejat t’i bashkohen FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 10 January 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ftuar edhe njëherë të rinjtë e të rejat që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mehaj theksoi se kohë pas kohe po ka probleme në platformën e aplikimit, për shkak të disa pengesave teknike dhe kështu u kërkoi atyre të mos dorëzohen e të aplikojnë pas disa minutash.

“Ju njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes është duke pranuar numër të madh të aplikacioneve në konkursin për pranimin e 612 ushtarë të rinj aktiv dhe 388 ushtarë të komponentës rezervë. Për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën tonë të aplikimit, janë shfaqur pengesa teknike që po vonojnë procesin e aplikimit. Andaj, në rast se hasni në pengesa të tilla ju ftojmë që të provoni prapë pas disa minutash”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

-Advertisement-

Të drejtë të aplikimit kanë të gjithë të rinjtë e të rejat nga mosha 18-25 vjeç, të cilët kanë mundësi të aplikojnë deri më 15 janar.

Në linqet e më poshtme gjeni më shumë informacione në lidhje me këtë konkurs:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera