Mega-operacion Milan-Juve, përfshihen 5 lojtarë
Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 25 July 2018
Fatet e të ardhmes së Higuain, Bonucci, Caldara, Benatia dhe Pjaca duket se janë të varur tek njëri-tjetri me klubet respektive që kërkojnë të përmirësojnë sa më shumë ekipet e tyre. Një skenar shumë i ndërlikuar, që deri para disa kohësh mund të mendohej i pamundur për secilën nga tifozeritë.
Ai që nisi të gjitha spekulimet është pikërisht Gonzalo Higuain, që me ardhjen e Cristiano Ronaldos, duket sikur nuk do të ketë më hapësira tek “Zonja e Vjetër”.
Gjithashtu, sipas mediave italiane, Milani i ka hapur rrugën kalimit të mbrojtësit të tyre, Leonardo Bonuccit tek Juve, vetëm një vit pas ardhjes së tij nga torinezët.
Por, 7 herë kampionët e Europës do të donin të fusnin një lojtar juventin në tratativë.
Emri i preferuar nga kuqezinjtë është Mattia Caldara, i cili konsiderohet zëvëndësuesi perfekt për kapitenin e skuadrës së drejtuar nga Gennaro Gattuso. Caldara është 24 vjeç, e vendosja e tij në qendër të mbrojtjes së bashku me Romagnolin do t’i siguronte mbrojtjen jo vetëm Milanit, por dhe kombëtares italiane, për të tashmen e të ardhmen, transmeton “SS”.
Në orët e shkuara ka pasur disa takime midis menaxherit të ish-mbrojtësit të Atalantës dhe drejtuesve të Juves, gjë që ka shtuar zërat se e ardhmja e tij mund të mos jetë bardhezi. Nga ana tjetër Marotta dhe Paratici i kanë ofruar kuqezinjve Benatia, emër që nuk është pranuar nga Milani.
Në lojë hyn dhe emri i Marko Pjacës, i cili në të shkuarën ka qenë shumë pranë skuadrës milaneze.
Të tjera
-
Akuzat e Abdixhikut ndaj Qeverisë Kurti: Çfarëdo që shihni është mashtrim – hajni e paprecedentë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar akuza në ...
-
Bien skelet e një ndërtese në qendër të Prishtinës
Skelet e një ndërtese në lagjen “Te Qafa” kanë rënë mbi disa vetura pas erëra...
-
Wang: Parimi i një Kine, bazë e fortë për paqen
Parimi i një Kine është baza e fortë për paqen midis brigjeve të ngushticës s...
-
BIK: Ata që duan të shkojnë në Haxh duhet të marrin leje, në të kundërten gjobiten me 2500 euro
Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se Ministri i Ministrisë së Haxh...
-
OSBE: Të shqetësuar me aksionin e policisë në veri, Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet destab*ilizues
Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritj...
-
Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka marrë disa vendime, shkr...
-
“Martesa e dy vajzave”, distancohet Bashkia: Dhamë leje për përdorimin e tarracës pa pagesë
Bashkia e Tiranës distancohet nga ceremonia e çiftit të së njejtës gjini, Alb...
-
Escobar: Kosova ka pasur raport më të mirë me SHBA-në në të kaluarën
Emisari i SHBA-së për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar,...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës suspendohet Gjyqtari Agim Kuçi
Prishtinë– Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje ...
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
Policia financiare ka kapur pesë punëtorë të paligjshëm në një çati kantieri....
-
Edhe Mbretëria e Bashkuar shprehet e shqetësuar nga aksioni i djeshëm i Policisë në Veri
Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjash...
-
SHBA-ja i bën thirrje Qeverisë të dëgjojë këshillat e aleatëve, Hovenier: Aksioni në veri s’ishte i koordinuar
Zëvendësndihmësja e sekretares amerikane të Shtetit në Byronë për Demokraci, ...