Lajme

Mediat serbe: Vendosen barrikada afër Kurshumlisë, bllokohet rruga drejt Merdares

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 27 December 2022

Siç raporton Radiotelevizioni publik serb, rreth 20 persona kanë vendosur barrikada në rrugën që shpie drejt pikës kufitare të Merdares.

Barrikada, siç raporton RTS-ja, është vendosur në anën e territorit serb, afër Kurshumlisë, e drejt Merdares.

Siç raporton ky medium, ata kanë vendosur një kamion dhe disa traktorë.

-Advertisement-

Ata kanë thënë se do të qëndrojnë aty deri në njoftim të radhës dhe kanë bërë thirrje edhe tek personat e tjerë që t’i bashkohen protestës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera