Sport

Mbyllet ndeshja në Torino (VIDEO)

Autori: E.M 22:28 | 21 January 2019

Juventusi e ka mposhtur Chievon më rezultat të pastër 3-0, në ndeshjen e javës së 20-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Dauglas Costa në minutën e 13’ më një super gol, ia dhuroj epërsinë e parë Juventusit, ndërsa rezultatin e dyfishoj Emre Can në minutën e 45’. Golin e tretë për Juventusin dhe të fundit në këtë takim e realizoi Rugani në minutën e 84’.

Vlen të ceket së Cristiano Ronaldo në minutën e 52’ e humbi penalltinë përballë portierit 39 vjeçar të Chievos, Stefano Sorrentino.

-Advertisement-

Kjo ishte fitorja e 18-të e Juventusit këtë sezon krahas 2 barazimeve, në 20 ndeshje të zhvilluara.

Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon të kryesoj në Itali dhe tani ka 56 pikë, 9 më shumë së përcjellësi i dytë Napoli, ndërsa Chievo pas kësaj humbje mbetët në pozitën e fundit më vetëm 8 pikë të tubuara.

Juventusi ndeshjen e ardhshme është mysafir i Lazios, ndërsa Chievo e pret Fiorentinën./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera