Sport

Mbrojtësi i Ballkanit e quan krim ndaj futbollit momentin kur pranuan gol nga Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 24 February 2021

Gjilani dhe Ballkani i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras 1-1 në duelin e vlefshëm për xhiron e 21-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin për gjilanasit e realizoi Darko Nikac në minutën e 77’, kurse për suharekasit shënoi Mevlan Zeka.

Pas ndeshjes ka pasur reagime nga kampi i Ballkanit, të cilët janë ankuar në pranimin e golit të realizuar nga Nikac.

-Advertisement-

Një reagim të ashpër për këtë gol e ka bërë edhe mbrojtësi i ‘portokallinjve’, Arbër Potoku, i cili e ka quajtur krim ndaj futbollit golin e Darko Nikacit.

“Krim i futbolli”, ka shkruar Potoku në një story të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

Më poshtë keni postimin e mbrojtësit të Ballkanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera