Rozë

Mblidhen 1 milion dollarë në fondacionin që u ndihmua edhe nga Mozzik

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 27 November 2019

Mozzik dhe fondacioni i hapur nga ‘Fundjavë ndryshe’ në ‘GoFundMe’ kanë arritur që të mbledhin 1 milion dollarë brenda një dite për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Janë mbledhur 1 milion dollarë nga fondacion i hapur për të mbledhur të holla për njerëzit në Shqipëri të cilët u prekën nga tërmetet dhe që humbën familjarë dhe shtëpitë e tyre.

Ky fondacion është hapur përmes platformës ‘GoFundMe‘, përmes së cilës njerëzit nëpër botë mund të dhurojnë shumca të ndryshme parash, sipas mundësive.

View this post on Instagram

Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!! Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm ! Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën " Bashkë ia dalim" Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira! Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë ! Faleminderit gjithve ❤️ Vazhdojmë tutje ! ?????????? Gramoz Aliu ( Mozzik ) @fundjavendryshe @arberhajdari

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

E deri tani, prej dje kur është hapur fondacioni nga organizata bamirëse ‘Fundjavë Ndryshe‘, me ndihmë të reperit Mozzik, ka arritur që të mbledhë një shumë prej 1 milion dollarë deri tash.

Shumë shqiptarë janë bërë bashkë për t’i dalë në ndihmë banorëve të rrethinave të prekura, ndërsa të gjitha këto para që janë mbledhur dhe do të vazhdojnë të mblidhen, do të shkojnë pikërisht për ta.

Të tjera