Mbijetoi me vajzën 4 vjeçe, rrëfimi i kosovares për masakrën e Poklekut ku u dogjën 53 shqiptarë
Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 17 April 2022
23 vjet më parë ushtria dhe policia serbe vranë dhe dogjën 53 civilë në Poklek të Drenasit. Dëshmitarët e mbijetuar sot përkujtojnë tmerrin e asaj dite dhe kujtojnë me mall më të dashurit e tyre.
Njëra prej tyre është edhe Lumnije Muqolli, tregon se si forcat serbe kryen masakrën e tmerrshme në këtë fshat, duke thënë se kjo ditë është shumë e vështirë për të dhe të gjithë familjen Muqolli.
Ajo thotë se përveç saj, janë edhe pesë të mbijetuar të tjerë, njëra prej tyre është edhe vajza e saj Nita, atëherë 4 vjeçe.
“Sot është dita e përvjetorit tonë, kjo ditë mua sot më kujton para 23 vjetësh çfarë ka ndodhur në familjen tonë. Unë jam Lumnije Muqolli e mbijetuara e masakrës ku janë vrarë dhe janë djegur 53 civilë, prej aty kemi shpëtuar 6 dëshmitarë jemi, unë me vajzën Nitën atëherë ka qenë 4-vjeç”, tha Muqolli.
Tutje shprehet se ushtria serbe duke kryer vrasjet është munduar me çdo kusht që të zhdukë çdo gjurmë shqiptare në Poklek.
“Kjo ditë mua dhe gjithë familjes sonë na djeg shpirtin, sepse kujton momente shumë të vështira që kam përjetuar dhe parë aty, sa njeri është mbytur, të plagosur që nuk kam pasur mundësi t’iu ndihmojë, janë djegur dy herë i kanë djegur kufomat, kanë dashur t’i zhdukin gjurmët krejt që të mos dihej se ka pasur njerëz në atë vend ku kemi qenë ne”, tha ajo.
Muqolli tha është e lumtur për mbijetesën e saj ku nuk e ka humbur gjakun e tyre ku mund ta dëshmojë, por ajo tha se ndjej keqardhje që nuk ka mund t’iu ndihmojë të plagosurve pasi në atë kohë edhe ajo ka qenë e plagosur.
“I falënderohem Zotit shumë që ma ka ruajtur mendjen në atë kohë, sepse ka qenë një moment shumë i vështirë për mua që jam sot të dëshmoj dhe nuk e humbi gjakun e tyre. E di për familjarët tonë dhe ju tregoj edhe sot familjes sonë sot se si kanë vdekur, sa kanë mbetur, por ndjej keqardhje për të plagosurit që nuk kam pasur mundësi t’iu ndihmoj, sepse edhe vetë kam qenë e plagosur në dorë dhe vajzën e kam pasur shumë të vogël”, tha ajo.
Ndryshe, sot janë mbushur 23 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçar.
Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.
Të tjera
-
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kundër idesë së kryeministrit Alb...
-
Mali i Zi nikoqir i Samitit të liderëve Ballkan Perëndimor-BE
Sot në Malit të Zi mbahet Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor d...
-
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
Sot votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare
Marrëveshjet Ndërkombëtare do të jenë në rend dite në seancën e sotme të Kuve...
-
Ngjarjet e datës 16 maj
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Fun...
-
Bislimi thotë se takimi në Bruksel ishte i dështuar për shkak se Serbia paraqiti kushte të reja
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi i sotëm në Bruk...
-
Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja
Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme pa...
-
Mbi 2 mijë fëmijë lindën në mars, prijnë me numër meshkujt
Vetëm gjatë muajit mars, kanë lindur 2 mijë e 042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij...
-
Qentë endacakë sulm*ojnë gazetaren te Menza e Studentëve, publikon pamje
Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00...
-
Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë th...
-
Kurti në Kotor, publikon pamje duke shtrënguar duart me O’Brien e Spajiq, Ramën “e fsheh”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e s...
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...