Ekonomi

Mbi 60% e bizneseve nuk e raportojnë korrupsionin për shkak të frikës e hakmarrjes

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 09 December 2019

256 kompani kosovare u bën pjesë e një studimi për korrupsionin.

Këtë e bën Oda Ekonomike Amerikane, në bashkëpunim me Programin e USAID-t për Drejtësi Komerciale, shkruan gazeta inFokus.

E sipas Drejtorit Ekzekutiv të Odës Amerikane, Arian Zeka, shqetësuese për kompanitë është prania e madhe e korrupsionit në vend.

-Advertisement-

Madje, sipas tij, bizneset hezitojnë ta raportojnë atë, pavarësisht se janë në dijeni që ky fenomen ndikon në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, shkruan gazeta inFokus.

“Këto rezultate do të na mundësojnë të masin progresin nga viti në vit. Ajo çfarë mbetet shqetësuese është që ekziston një prani e madhe e korrupsionit real. Bizneset vazhdojnë të ngurojnë të raportojnë korrupsionin të institucionet relevante”.

“Bizneset janë të vetëdijshme që korrupsioni ndikon në investimet e huaja direket. Pa luftimin e korrupsionit ne vetëm do t’i tërheqim investimet amerikane e evropiane”, ka thënë Zeka.

Ndërsa, Chris Thompson, Drejtor për Drejtësi Komerciale në USAID, tha që pas rezultateve shqetësiese pranisë së madhe të korrupsionit, Qeveria e re duhet ta formojë Gjykatën Komerciale, shkruan gazeta inFokus.

“Të themelohet një gjykatë komerciale nga qeveria në formim. Kam qenë i impresionuar me rezultatet, kemi pasur një përqindjen të madhe të mos besimit. Këto rezultate do të jenë indikator për projektin tonë dhe prioritetet tona”, u shpreh ai.

E Ardita Hajra, zyrtare e politikave në Odën Amerikane, tha që papunësia e korrupsioni po nxitin edhe largimin nga vendi të fuqisë punëtore.

Madje, ajo shton se 72% e bizneseve thonë që duhet trajtim i shpejt i korrupsionit.

“Projekti është realizuar në 256 biznese në gjithë Kosovën, gjysma e tyre ndërmarrje të vogla e të mesme. Të gjeturat janë shqetësuese dhe këto do t’i sinjalizojnë politikbërësit dhe institucionet që të marrin me seriozitet këtë çështje”.

“Korrupsioni del të jetë problem i madh në vend. Papunësia dhe korrupsioni po e nxitin emigrimin e fuqisë punëtore. 72% për qind mendojnë që duhet trajtim urgjentë të korrupsionit. 42.97% mungesa e vullnetit politik për ta luftuar. 50.39% paga të vogla dhe varfëria. Kurse sundimi i ligjit 65.63% i dobët”.

Ndërsa, sipas saj, 63.67% e bizneseve nuk po e raportojnë korrupsionin për nga frika e hakmarrjes nga institucionet relevante, shkruan gazeta inFokus.

“78% e bizneseve nuk kanë raportuar raste të korrupsionit, derisa vetëm 22% kanë raportuar. 63.67% nga frika e hakmarrjes nga institucioni përkatës kurse 46.88% mungesa e besimit në institucionet gjyqësore”, tha ajo.

Nertilë Latifi, specialiste për drejtësi komerciale në USAID, tha që 4% e bizneseve janë deklaruar se nuk do ta raportojnë korrupsionin.S

iç tha ajo, ryshfeti, keqpërdorimi i parasë publike si dhe nepotizmi mbesin faktorët kryesor të korrupsionit.

“75% e bizneseve janë deklaruar se do ta raportojnë korrupsionin. Vetëm 4% e bizneseve kanë thënë se nuk do ta raportojnë. Ryshfeti, keqpërdorimi i parasë publike dhe nepotizmi mbetën faktorët kryesor të korrupsionit. Ryshfeti behet për t’iu shmangur ndonjë dënimi. Të kenë qasje dhe shërbime të veçanta. Të përshpejtoj një procedurë burokratike.  27% e bizneseve nuk besojnë në sistemin gjyqësor”.

Ndërsa, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, për vitin e 4-të me radhë, janë bërë bashkë në Ditën Kundër Korrupsionit, derisa çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në qeverisje, prokurim publik, shëndetësi e arsim do të trajtohen gjatë një jave.

Mirëpo, fokus kryesor do të jenë sinjalizuesit e mbrojtja e tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera