Maradona humbet ndeshjen e parë në Meksikë dhe shpërthen ndaj gjyqtarit
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2018/09/909000.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
12:48 | 23 September 2018
Diego Armando Maradona ka shpërthyer në akuza të forta dhe fyerje karshi gjyqtarit të ndeshjes Aldo Cano, pasi skuadra e tij Dorados u mund 0-1 nga Alebrijes De Oaxaca në kampionatin e Serisë B meksikane.
Kjo ishte humbja e parë e legjendës argjentinase të futbollit në Meksikë, rezultat të cilin Maradona nuk e ka kapërdirë lehtësisht, raporton Telesport.“Nuk më pëlqen të flas për gjqytarët, por për këtë ndeshje nevojitej një gjyqtar tjetër, një gjykim më i mirë. Të dyja skuadrat luajtën mes tyre në mënyrë brutale, madje barbare. Dikush duhej të kontrollonte ndeshjen dhe të vinte rregull. Gjyqtari nuk e bëri asnjëherë këtë gjë, nuk i respektoi rregullat”, tha Maradona.
Argjentinasi nis kështu polemikat me gjyqtarët edhe në Meksikë, ndërkohë që sipas shtypit vendës këto janë justifikime për humbjen e tij të parë me ekipin e Dorados. “Nuk dua një futboll të dhunshëm, dua vetëm që të mos përsëriten më në fushë të tilla skena”, bërtiste Maradona në momentin që dilte nga fusha e lojës pas ndeshjes. Ndërsa në konferencën e shtypit, Maradona tha se do të përgatisë një raport për këtë gjykim dhe do t’ia dërgojë drejtuesve të FIFA-s.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-oksigjenni.png)
Të tjera
-
Stoltenberg: Rusia ka rritur armiqësinë ndaj anëtarëve të NATO-s
Pas një samiti dy-ditor të sigurisë në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NA...
-
Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi ditën e çlirimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ...
-
Abdixhiku e nis Kampionatin Evropian me ambasadorët Hovenier, Rohde e Hargreaves
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se po e shijon Kampionatin Evropia...
-
E rrëmbeu një person dhe u kërkoi familjarëve 30 mijë euro, arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 23 vjeçar të dyshuar për ve...
-
Blair letër falënderimi për Osmanin: Popullin e Kosovës e pret një e ardhme e ndritur
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair pas vizitës që i bëri Kosov...
-
Norvegjezi i UÇK-së që u plagos ditën e parë që erdhi në Kosovë – “Me aparatin e Kadri Veselit bëra shumë fotografi”
Gazetari norvegjez Paul Refsdal, është rikthyer përsëri në Likoc të Skënderaj...
-
Osmani takohet me homologen zvicerane në prag të Samitit për Ukrainën: Përherë mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falënderuar homologen zvicerane për fte...
-
Kurti: Mbi 7000 libra për luf*tën në Kosovë janë shkruar nga ndërkombëtarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në promovimin e librit “L...
-
Blair i shkruan Kurtit: “E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme”
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka postuar në platformën “X” letrën e mik...
-
Ekspl*ozivë, ar*më e municione – Sveçla tregon se çka u konfiskua sot në veri
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka publikuar armatim...
-
Bastisja në Veri pas informatave nga AKI, Policia: Arma*timi ishte i fshehur nga pjestarë të grupit terr*orist të Banjskës
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të premten ka konfiskuar sasi të armatimit...
-
Flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të tjerë në Samitin e Paqes për Ukrainën
Flamuri i Kosovës është vendosur në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse...