Fokus

MAPL publikon listën e perfituesve të OJQ-ve, gjysmë milioni euro, pasi Infokus raportoi se emrat nuk ishin publikuar

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 22 July 2026

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), e udhëhequr nga ministri në detyrë Elbert Krasniqi, ka publikuar listën e plotë të organizatave joqeveritare që kanë përfituar financim nga thirrja publike për projekte në fushën e qeverisjes lokale.

Publikimi i listës vjen pasi Gazeta Infokus kishte raportuar ditë më parë se ministria po i mbante të ‘fshehur’ emrat e organizatave përfituese, duke publikuar vetëm numrat e protokollit të aplikimeve, pa bërë të ditur se cilat OJQ po konkurronin për fondet publike dhe pa treguar shumat që do t’i ndaheshin secilit projekt.

Tashmë, me vendimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve, MAPL ka bërë publike listën e përfituesve, nga e cila rezulton se janë financuar 12 organizata joqeveritare me një vlerë totale prej 500 mijë euro.

-Advertisement-

Sipas vendimit, organizatat përfituese janë:

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime (ICHAT) – 30 mijë euro;
Advocacy Training and Resource Center (ATRC) – 30 mijë euro;
Green Art Center Prishtina – 55 mijë euro;
Business Support Centre Kosovo (BSCK) – 55 mijë euro;
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) – 55 mijë euro;
Për Mendje të Shëndoshë (PMSH) – 55 mijë euro;
Qendra Kosovare për Diplomaci (KCD) – 60 mijë euro;
Roma Versitas Kosova – 30 mijë euro;
Democracy Plus (D+) – 30 mijë euro;
Iniciativa për Progres (INPO) – 30 mijë euro;
Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) – 30 mijë euro;
Instituti për Studime të Avancuara GAP – 30 mijë euro.

Pas raportimit të Gazeta Infokus, MAPL kishte arsyetuar mosbërjen publike të emrave të organizatave, duke deklaruar se procesi i vlerësimit të aplikacioneve ende nuk kishte përfunduar dhe sipas tyre për këtë arsye, emrat nuk ishin publikuar deri në marrjen e vendimit përfundimtar./Gazeta Infokus

Skandaloze: MAPL-ja ndan deri në gjysmë milioni euro për OJQ-të, nuk i publikon emrat e përfituesve e as sa para mori secila nga buxheti i shtetit

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy