Lajme

LVV i afrohet LDK-së në bastionin e saj, pas numërimit të 50% të votave

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 07 June 2026

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës po mban epërsinë në Istog, pas numërimit të 30 nga 60 vendvotime, apo 50% të totalit.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:34, nga 7,606 vota të numëruara, LDK ka siguruar 2,811 vota, apo 37.99% të votave.

Në vendin e dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje me 2,666 vota ose 36.03%, duke mbetur vetëm 145 vota prapa LDK-së.

-Advertisement-

Pas tyre vijnë:

PDK – 675 vota (9.12%)
AAK – 670 vota (9.05%)
IRDK – 231 vota (3.12%)
Koalicioni Vakat – 96 vota (1.30%)

Me gjysmën e vendvotimeve të numëruara, gara në Istog mbetet e ngushtë mes LDK-së dhe LVV-së, megjithatë deri tani LDK po ruan epërsinë në komunën që tradicionalisht konsiderohet një nga bastionet e saj më të forta./Gazeta Infokus 

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy