Lajme

Lutfi Haziri kritikon dhe lavdëron Kurtin: Serbia indirekt po njeh Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 31 August 2022

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për takimin e të martës që shefi i qeverisë, Albin Kurti, e pati me opozitën për t’i njoftuar nga afër për çështjen e procesit të dialogut.

Ai, në Klan Kosova, ka thënë se takimi informues me opozitarët ka qenë shumë i vonshëm.

“Ftesa për takim ka ndodhur pas takimit të Brukselit. Në situata krejt normale të dialogut politik për nivele të tilla takimet me opozitën do të duhej të ndodhnin më herët”.

-Advertisement-

Pavarësisht kësaj të arriturat e prezantuara nga ana e Kurtit, sipas nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, janë një lloj pranimi i pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera