Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 29 March 2024
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushtaku Sadriu konfirmoi se Lumri Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
“LDK-ja nuk ka asnjë dilemë që lideri ynë do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm, ai i cili do t’I prijë edhe listës edhe platformës sonë politike edhe ai i cili është në krye të proceseve dhe përfaqësimit tonë politik në vend, këtu nuk kemi asnjë dilemë sepse e kemi kaluar nëpër zgjedhje demorkatike dmth ne e mi legjitmuar që nga nëndegët deri të kryesia kryesore. “, tha ajo.
Ajo tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është më se e gatshme për zgjedhje.
“Ne jemi gati për zgjedhje, ju keni qenë dëshmitarë të shihni një reformë në LDK”, tha ajo në emisionin “Click” në RTV21.
Kur u pyet se pse nuk e presin derisa Kurti ta kryejë mandatin, ajo tha se që në fillim kanë thënë se do t’i lënë cilëndo qeverisje të qeverisin derisa kanë potencial, e që sipas saj Kurti nuk po ka aftësi që t’i mbyll disa tema.
“Ai ( Kurti) po shihet që është dorëzuar , ai është i pari që po e sjell diskurin e zgjedhjeve në tavolinë , si është e mundur që një kryeministër me kaq shumicë të konfirmuar , një qeveri e cila i ka të gjitha resurset pse është detyruar që të nis diskursin e zgjedhjeve, pyetja është a nuk po ka potencial që të vazhdojë qeverisjen, ne kemi parë shumë tema për të cilat ai nuk po ka aftësi që t’i mbyll me sukses nuk po ka përgjigje është në nëj krizë me raportet ndërkomëbtare e ka fut Kosovën në sanksione dhe normalisht që i shkon mendja për zgjedhjet, port e zgjedhjet raportet kanë dryshuar, dhe ne e paralajmërojmë kryeministrin se nuk do ta gjejë Kosovën ashtu si para 3 vjetësh që e ka marrë “, tha Lushtaku Sadriu, duke shtuar se edhe pse sipas saj Kurti ka një aparat të propagandës në funksion, LDK janë të gatshëm për zgjedhje.
“Ai duhet të dalë ballëhapur para qytetarëve, të iu tregojë qytetarëve se nuk është i gatshëm ta vazhdojë qeverisjen, të dorëhiqet si një burrështetas dhe shkojmë pastaj matemi në zgjedhje, për ndryshe qytetarët ja kanë dhënë për 4 vjet , por ne jemi të gahsëm dhe besojmë që është më mirë të dorëhiqet.”, tha ajo.
Lushtaku Sadriu në RTV21 ngriti shqetësim se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje do ta keqpërdor pushtetin për nevoja të saj në kohë zgjedhje.
“Ne supozojmë por do ta shohim do të jemi dëshmitarë do t’i ngrisim këto çështje, prandaj ne mendojmë se në një shtet demokratik secili pushtet, secila parti politike duhet të monitorohet për sjelljet e saja edhe atëherë kur ka fuqi edhe atëherë kur nuk ka fuqi, dhe tani monitorimi i takon partisë së cilët që është në pushtet e cila po shihet nga të dhënat se edhe gjatë kohës së qeverisjes ka pandehje se ka keqpërdorime, prandaj duhet t’i kemi sytë nga ajo sepse tekefundit është përgjegjësia e tyre publike edhe ndaj nesh si qytetarë edhe për të na dhënë përgjigje ndaj të gjitha pyetje që i ngrisim, por po e shohim se nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie apo zotësie për të iu dhënë llogari qytetarëve”, tha ajo.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...