Rozë

Luana publikon fotografi e dehur

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 30 June 2018

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, vazhdon të mbetet një ndër emrat më të përfolur të momentit.

Dueti me Bujar Qamilin bëri që vëmendje e publikut të kthehet edhe njëherë nga ajo.

Kënga “Mi dhe flakë mallit tim” është pa dyshim njëra ndër këngët më hit të verës.

-Advertisement-

Luana është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Vjollca ka treguar se natën e mbrëmshme e kaloi duke festuar me shoqëri, teksa ka pirë edhe dy-tre gota më shumë.

ë një fotografi të publikuar në orët e vona në InstaStory, Luana shfaqet e lodhur, me flokë të çrregulluar dhe sy të përgjumur.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

“Shumë verë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë kështu ndjekësit e saj të aludojnë se ajo ishte e dehur në atë moment kur u shkrep fotoja.

Gjithsesi, si në çdo paraqitje tjetër të saj, Vjollca dukej mjaft atraktive duke vënë në pah linjat trupore të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera